“Rini, energji, qytetari”/ Katër orë marshim në Tiranë, nuk ndalen protestuesit: Rama në burg

Protesta në Tiranë ka marrë një mbështetje madhështorë. Rreth 4 orë shqiptarët marshojnë në Tiranë. Rrugët e kryeqytetit, “janë pushtuar nga protestuesit”.
Marshimi ka marrë një mbështetje të gjerë. Drejtuesit e automjeteve janë solidarizuar me protestën, ndërsa i kanë rënë borive të automjeteve dhe kanë brohoritur në mbështetje të tyre.
Me thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg”, “Edi Rama jep dorëheqjen”, “Populli vendos”, protestuesit janë të vendosur në qëndrimin e tyre dhe kërkojnë dorëheqje.
Kjo protestë i ka kaluar të gjitha pritshmëritë, një ‘lumë’ protestuesish janë “derdhur” në rrugët e Tiranës. Një marshim kilometrik që siç shihet edhe nga pamjet nuk ndalet.


