Kryebashkiaku i Kuçovës rezulton i dënuar më parë në Greqi, KAS kthen çështjen për gjykim te Celibashi

Politikë

Kryebashkiaku i Kuçovës rezulton i dënuar më parë

KAS ka kthyer çështjen e kryetarit të Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, për gjykim te Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve të Shqipërisë, Ilirjan Celibashi.

Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, sipas Prokurorisë së Përgjithshme rezulton se ka qenë i dënuar në Greqi, teksa më parë SPAK i ka dërguar shkresë KQZ-së për këtë çështje.

“Dispozitivi vendimit te KAS:

1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës ankimore, regjistruar me nr. 1 Regjitri, datë 01.06.2026, depozituar nga z. Lefter Maliqi (Partia e Lirisë).

2. Shfuqizimin e vendimit nr. 35, datë 21.05.2026, “Për shqyrtimin administrativ të rezultatit të verifikimit për subjektin vetëdeklarues, z. Kreshnik Riza Hajdari, Kryetar i Bashkisë Kuçovë, i propozuar nga subjekti zgjedhor “Partia Socialiste e Shqipërisë”, të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve.

3. Detyrimin e Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve të shqyrtojë në themel çështjen administrative.

4. Rrëzimin e kërkesës për moslejimin e ankimit ndaj këtij ankimi”, thuhet në njoftimin e tyre.

ME TE LEXUARAT