Sherr me grushte dhe të shtëna në Velipojë/ Një i plagosur në spital, autori qëllon në ajër dhe arratiset

Aktualitet

Sherr me grushte dhe të shtëna në Velipojë/ Një i

Një person ka qëlluar në ajër me armë zjarri në Velipojë. Sipas burimeve nga vendngjarja disa persona janë përfshirë në një konflikt mes tyre duke u rrahur me grushte.

Ndërkohë një shtetas është dhunuar dhe është dërguar në spitalin rajonal të Shkodrës teksa po merr mjekim nga mjekët ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë këtij konflikti, një shtetas ka qëlluar me armë zjarri në ajër dhe është larguar në drejtim të paditur.

Policia ka identifikuar të dy palët e përfshira dhe po punon për gjetjen dhe kapjen e tyre si dhe të personit që ka qëlluar me armë zjarri.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes së ndodhur në Velipojë ndërsa janë ende të paqarta arsyet.

ME TE LEXUARAT