Konflikti nisi në kalçeto dhe përfundoi me plumba, identifikohet 26-vjeçari i vrarë në Kamëz
Lajmifundit
/
8 Qershor 2026, 12:31
Aktualitet

Eshtë identifikuar viktima e ngjarjes së rëndë me armë zjarri të ndodhur në zonën e Kamëz. Viktima është Ardian Baloshi, i cili ka ndërruar jetë në Spitali i Traumës si pasojë e plagëve të marra.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të një konflikti banal të nisur në kalçeto, por rrethanat e plota të saj mbeten ende të paqarta dhe nën hetim nga autoritetet.
Policia ka arritur të identifikojë edhe autorin e dyshuar të vrasjes dhe vijon puna për lokalizimin dhe arrestimin e tij. Hetimet po vazhdojnë për zbardhjen e plotë të motivit dhe dinamikës së ngjarjes.

