Protestat për Zvërnecin dhe largimin e qeverisë Rama, reagon delegacioni i BE: Mbro natyrën, sa je në kohë!

Aktualitet

Protestat për Zvërnecin dhe largimin e qeverisë Rama, reagon

Në një kohë që protestat në vend kanë hyrë në ditën e 9 të tyre dhe çdo ditë po shoqërohen me pjesëmarrje akoma më masive, delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ka bërë një reagim zyrtare në të cilën bën thirrje për mbrojtën e natyrës.

Edhe pse kreu i qeverisë, Edi Rama ka bërë të ditur se nuk do të tërhiqet nga projekti i Zvërnecit dhe ai i Sazanit, protestuesit kanë vendosur një sërë kushtesh, të cilat nisin me dorëheqjen e kryeministrit dhe anulimin e projekteve që cenojnë natyrën si në Zvërnec apo dhe paktën e maleve, të cilën e konsiderojnë si shitje të pasurisë së shqiptarëve.

Në mesazhin e tyre, delegacioni i BE ka bërë thirrje që institucionet të mbrojnë natyrë sa janë në kohë.

“Një këngë shpendi është më shumë se tingull, është shenjë e një natyre që jeton dhe merr frymë.

Mbi 49% e specieve të shpendëve në botë janë në pakësim, një sinjal i qartë se ekuilibri i ekosistemeve po vihet në provë.

Shpendët janë thelbësorë për natyrën: shpërndajnë fara, kontrollojnë insektet dhe ndihmojnë që ekosistemet të funksionojnë në mënyrë të shëndetshme. 

Por humbja e habitateve dhe ndotja po i shtyjnë shumë specie drejt zhdukjes, duke e bërë natyrën më të heshtur çdo ditë.  Mbro habitatet natyrore, përpara se qielli të mbetet pa këngë shpendësh.   Mbro natyrën, sa je në kohë.”, thekson delegacioni i BE.

Protestat për Zvërnecin dhe largimin e qeverisë Rama, reagon

NEGOCIATAT

Një ditë më parë, media prestigjioze Politico ka raportuar një qëndrim të Bashkimit Europian se projekti i Zvërnecit dhe dëmtimi i mjedisit mund të kenë impakt negativ për negociatat e Shqipërisë në BE.


Sipas Politico “Komisioni Evropian ka paralajmëruar Shqipërinë kundër veprimeve që mund të ndikojnë në rrugën e saj të anëtarësimit në BE, mes protestave të vazhdueshme kombëtare për një projekt në bregdetin jugor të vendit. Protestat kombëtare hynë në ditën e tetë radhazi të dielën, ndërsa shqiptarët kërkonin anulimin e një resorti luksoz ne Zvërnec.

Komisioni po paralajmëron se projekti mund ta vendosë Shqipërinë në kurs përplasjeje me rregullat mjedisore të BE-së, duke rrezikuar aftësinë e saj për të mbyllur Kapitullin 27 të gjelbër në bisedimet e anëtarësimit.  “Shqipëria duhet të përmbahet nga veprimet që mund të minojnë përmbushjen e kritereve përmbyllëse dhe [ne] presim që autoritetet shqiptare të veprojnë pa vonesë,” i tha një zëdhënës i Komisionit Evropian gazetës POLITICO, në përgjigje të një pyetjeje lidhur me zhvillimin e propozuar kontrovers. “Në procesin e anëtarësimit në BE, si pjesë e kritereve përmbyllëse për negociimin e Kapitullit 27 mbi mjedisin dhe ndryshimet klimatike, Shqipëria pritet të harmonizohet plotësisht me legjislacionin e BE-së në këtë fushë, përfshirë Direktivën për Shpendët dhe Direktivën për Habitatet,” tha zëdhënësi, duke kërkuar që Shqipëria të shfuqizojë ndryshimet në Ligjin për Zonat e Mbrojtura dhe të “përfundojë” ligjin për investimet strategjike.

Si pjesë e procesit të anëtarësimit në BE, Shqipëria pritet të përafrojë legjislacionin e saj me rregullat mjedisore të BE-së. Zëdhënësi i tha gjithashtu POLITICO-s se ministri shqiptar i Mjedisit, Sofjan Jaupaj, kishte informuar Komisionin në Bruksel se ndërtimi i projektit është pezulluar dhe se do të kryhet një vlerësim i ndikimit në mjedis në bashkëpunim me shoqërinë civile.

“Ne i kemi shprehur tashmë shqetësimet tona ministrit të mjedisit për mangësitë e mundshme të këtij projekti,” tha zëdhënësi.

ME TE LEXUARAT