FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes së 26-vjeçarit në Kamëz!

Aktualitet

FOTO/ Zbrazi plumbat mbi të riun, ky është AUTORI i vrasjes

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë që tronditi Kamëz, ku mbeti i vrarë 26-vjeçari Ardian Baloshi.

Ndërkohë që vijojnë kërkimet nga policia, është publikuar edhe fotografia e autorit të dyshuar, Sadik Llanaj, i cili është shpallur në kërkim për ngjarjen.

Sipas informacioneve paraprake, 39-vjeçari dyshohet se i është afruar viktimës me automjetin e tij në momentin kur Baloshi ndodhej në shoqërinë e disa personave të tjerë. Pasi është afruar pranë grupit, ai dyshohet se ka nxjerrë armën dhe ka qëlluar në drejtim të 26-vjeçarit, duke e lënë të plagosur rëndë.

Pas sulmit, autori i dyshuar është larguar me shpejtësi nga vendngjarja me të njëjtin automjet, ndërsa i riu është transportuar me urgjencë drejt Spitali i Traumës. Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, ai nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve dhe ka ndërruar jetë.

Burime hetimore bëjnë me dije se në fokus të hetimeve është një konflikt i mëparshëm mes palëve, i cili dyshohet se ka çuar në përshkallëzimin fatal të ngjarjes. Megjithatë, grupi hetimor po punon për të sqaruar plotësisht motivet dhe rrethanat që çuan në krim.

Ndërkohë, forca të shumta policie vijojnë kontrollet në Kamëz dhe zonat përreth për kapjen e autorit të dyshuar, ndërsa hetimet po zhvillohen nën drejtimin e Prokurorisë.

ME TE LEXUARAT