Fabjola e turpëruar në studio, refuzon t’ia japë dorën Arbana Osmanit dhe akuzon produksionin për favorizime

Showbiz

Fabjola e turpëruar në studio, refuzon t’ia japë dorën

Pas largimit nga Ferma VIP, Fabjola Elezaj dha intervistën e saj të parë në studio, ku nuk munguan momentet e tensionit.

Në hyrje të studios, ish-konkurrentja surprizoi publikun pasi fillimisht refuzoi t’i jepte dorën moderatores Arbana Osmani. Situata u zbut nga vetë moderatorja, e cila e ftoi ta përshëndeste.

Eliminimi i Fabjola Elezaj erdhi pas një televotimi të posaçëm, të hapur pas incidentit të spektaklit të kaluar, ku ajo ofendoi publikisht Arbana Osmani gjatë transmetimit live.

Në studio, Fabjola kërkoi falje edhe një herë për gjuhën e përdorur, ndërsa Arbana deklaroi se e kishte konsideruar çështjen të mbyllur.

Por intervista mori tjetër drejtim kur ish-fermerja hodhi akuza ndaj produksionit, duke pretenduar se disa konkurrentë janë favorizuar dhe kanë marrë informacione nga jashtë lojës.

Ajo përmendi edhe Gresa Sekiraqa, duke pretenduar se kishte marrë orientime nga jashtë për marrëdhëniet dhe strategjinë në lojë.

Nga ana e saj, Arbana Osmani tha se kishte vënë re disa prej këtyre situatave dhe paralajmëroi se do t’i adresojë ato në emision.

 

 

ME TE LEXUARAT