Kur “Çfarë vlen për ty?” kthehet në një kanavacë nëpër qytet

Trending

Kur “Çfarë vlen për ty?” kthehet në një

Qytetet komunikojnë në mënyra të ndryshme. Përmes njerëzve, ndërtesave, ngjyrave
dhe pse jo, përmes mureve. Grafiti njihet si një nga format më autentike të shprehjes
urbane – një mënyrë për të kthyer një sipërfaqe të zakonshme në një mesazh që të fton
të ndalosh dhe të reflektosh.

Nuk kërkon skenë, nuk kërkon formë perfekte; mjafton një
hapësirë dhe një mesazh që duhet të përcillet.

Kur “Çfarë vlen për ty?” kthehet në një

Në këtë frymë lindi edhe iniciativa më e re e One Albania, e cila i ktheu disa prej
fasadave të dyqaneve të saj nëpër qytet në një kanavacë të hapur, ku arti urban u bë
ura që bashkoi markën me komunitetin. Në qendër të kësaj nisme ishte një pyetje e
vetme, e thjeshtë, por me shumë kuptim: "Çfarë vlen për ty?"

Kur “Çfarë vlen për ty?” kthehet në një

Përgjigjet erdhën nga vetë njerëzit dhe treguan se, pavarësisht ritmit frenetik të ditës,
vlerat që na bashkojnë mbeten të njëjtat. Familja, shëndeti, koha, liria, miqësia, qetësia
dhe natyra u shfaqën si pasuria e tyre më e çmuar.

Kur “Çfarë vlen për ty?” kthehet në një

Në vend të një mesazhi të njëanshëm, u krijua një moment i përbashkët. Kalimtarët
ndaleshin, lexonin, dhe gjenin veten edhe në fjalët e të tjerëve. Për disa ishte një
moment kureshtjeje dhe reflektimi, për të tjerë një mundësi për të ndaluar e për të bërë
një fotografi.

Kur “Çfarë vlen për ty?” kthehet në një

Ajo që e bëri këtë iniciativë të veçantë nuk ishte vetëm forma artistike, por mënyra si ajou ndërtua: nga njerëzit, përmes përgjigjeve të tyre, duke i kthyer hapësirat e përditshme
në frymëzim. Çdo mural u bë një histori më vete, e ndërtuar mbi vlerat që vetë
komuniteti zgjodhi të ndajë.

Më shumë se një instalacion artistik, kjo ishte një ftesë për reflektim. Një kujtesë se,
përtej teknologjisë që na lidh çdo ditë, janë pikërisht vlerat njerëzore ato që na afrojnë
më shumë me njëri-tjetrin.
Në fund, pyetja mbetet e njëjtë për të gjithë: Nëse do të të pyesnin sot, çfarë vlen më
shumë për ty?

ME TE LEXUARAT