Maska, përplasje dhe tensione/ Çfarë nuk u pa në protestën e tetë të opozitës

Politikë

Maska, përplasje dhe tensione/ Çfarë nuk u pa në

Protesta e tetë kombëtare e thirrur nga opozita është mbyllur pas rreth një ore e gjysmë, pasi u shoqërua me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë.

Tubimi, i cili nisi në orën 19:00, fillimisht u zhvillua në mënyrë paqësore, por këtë herë pa fjalimet e zakonshme të deputetëve të Partisë Demokratike dhe kreut të opozitës, Sali Berisha.

Në podium u dëgjuan vetëm thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Situata u tensionua kur protestuesit tentuan të marshonin drejt Ministrisë së Brendshme, por u ndaluan nga kordoni policor, i cili përdori ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën.

Maska, përplasje dhe tensione/ Çfarë nuk u pa në

Pas ndërhyrjes së policisë, disa protestues hodhën molotovë, gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të efektivëve.

Sali Berisha qëndroi në vijën e parë të protestës dhe u lag nga uji i hedhur nga policia, ndërsa pranë tij u panë edhe deputetët Luçiano Boçi dhe Flamur Noka.

Pavarësisht tensioneve dhe reshjeve të shiut gjatë gjithë mbrëmjes, protesta përfundoi pa sulme ndaj institucioneve, ndërsa kreu i opozitës paralajmëroi protesta të tjera në vijim.

Maska, përplasje dhe tensione/ Çfarë nuk u pa në

ME TE LEXUARAT