Kërkon lirinë, Erion Veliaj dorëzon rekurs në Gjykatën e Lartë
Lajmifundit
/
9 Maj 2026, 10:23
Aktualitet

Kryebashkiaku i Tirana, Erion Veliaj, ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë, ku kërkon ndryshimin e masës së sigurisë “arrest në burg”.
Sipas raportimeve, kërkesa është paraqitur më 6 maj dhe synon zëvendësimin e masës aktuale me një masë më të lehtë, si garancia pasurore ose detyrimi për paraqitje pranë autoriteteve.
Pas hedhjes së shortit në Gjykatën e Lartë, çështja i është caktuar gjyqtares Albana Boksi
Erion Veliaj po përballet me proces në GJKKO, për akuzat e korrupsionit dhe pastrimit të parave dhe ndodhet në paraburgim që prej muajit shkurt të vitit të kaluar.


