Finalisti i X Factor e përplasi me makinë, influencuesja 32-vjeçare humb jetën

Një influencuese e njohur në rrjetet sociale ka ndërruar jetë pasi dyshohet se është përplasur me makinë jashtë një klubi nate në Soho të Londrës, në një ngjarje që autoritetet e kanë klasifikuar si vrasje.
Klaudia Zakrzewska, 32 vjeçe nga Essex, u përfshi në aksident në orët e para të mëngjesit të 19 prillit në Rrugën Argyll, në Londrën qendrore. Ajo u dërgua në spital, por më pas u shpall e vdekur.
Policia britanike bëri të ditur se Gabrielle Precious Carrington, 29 vjeç, fillimisht u akuzua për tentativë vrasjeje, ndërsa më vonë akuza u ndryshua në vrasje. Ajo raportohet se është ish-finaliste e spektaklit The X Factor.
Autoritetet po vijojnë hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e ngjarjes tragjike.


