Nënshkruhet protokolli i ri i bashkëpunimit Shqipëri-Gjermani, 29 milionë euro për financim

Shqipëria dhe Gjermania përmbyllën negociatat për Bashkëpunimin për Zhvillim 2026-2028 në Tiranë, duke nënshkruar një protokoll të ri me vlerë 29 milionë euro.
Marrëveshja fokusohet në tre shtylla kryesore: zhvillimi ekonomik i qëndrueshëm (arsim, punësim dhe inovacion), tranzicioni i gjelbër (energji, klimë dhe transport i qëndrueshëm) dhe forcimi i qeverisjes së mirë në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimi Evropian.
Gjermania rikonfirmoi mbështetjen e saj si partner strategjik, ndërsa Shqipëria theksoi prioritetin për rritjen e eficiencës së projekteve, veçanërisht në sektorin e ujit dhe infrastrukturës. Financimet e reja përfshijnë projekte në arsim profesional, inovacion, energji të rinovueshme dhe transport urban të gjelbër, përfshirë edhe sistemin “Green Transport Tirana”.
Marrëveshja shihet si një hap i rëndësishëm në avancimin e reformave dhe përgatitjen e Shqipërisë drejt anëtarësimit në BE.


