Arjan Konomi i zë vendin Arbër Hajdarit vitin e ardhshëm në BBV?

Showbiz

Arjan Konomi i zë vendin Arbër Hajdarit vitin e ardhshëm në

Në emisionin “She’s On Air” janë transmetuar intervista nga festa pas finales së Big Brother VIP Albania, ku finalistë, ish-banorë dhe opinionistë ndanë emocionet e tyre pas përmbylljes së këtij edicioni.

Gjatë episodit, vëmendje të veçantë mori një intervistë me Livian, ku të ftuar ishin edhe opinionistët e njohur Arbër Hajdari dhe Arjan Konomi.

I pyetur për të përshkruar këtë sezon me një fjali të vetme, Arbër Hajdari u shpreh shkurt: “I jashtëzakonshëm.” Ai theksoi se ky edicion ka qenë ndër më të veçantët, duke vlerësuar edhe rolin e Top Channel në sjelljen e formateve të suksesshme për publikun shqiptar.

“Çdo gjë që del në botë e para transmetohet në Top Channel dhe ka qenë një spektakël i jashtëzakonshëm,” u shpreh ai.

I pyetur për rikthimin e tij si opinionist në sezonin e ardhshëm, Hajdari u tregua i rezervuar: “Nuk e di, varet… nëse do të bëj një punë akoma më të rëndësishme, ndoshta nuk jam.”

Ndërkohë, për Arjan Konomin, ai nuk kurseu vlerësimet, duke e quajtur “profesor të kësaj pune”, duke nënvizuar respektin profesional mes tyre.

ME TE LEXUARAT