“Kujdes nga mesazhet që ju vijnë në telefon....”, AKSK paralajmëron qytetarët

Aktualitet

“Kujdes nga mesazhet që ju vijnë në telefon....”,

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) u ka bërë sërish thirrje qytetarëve që të tregohen të kujdesshëm ndaj mesazheve që mbërrijnë në celularë, pasi në shumë raste bëhet fjalë për skema mashtrimi.

Sipas AKSK, këto mesazhe synojnë të manipulojnë përdoruesit duke krijuar ndjenjë urgjence ose besimi, me qëllim që t’i drejtojnë drejt faqeve të rreme (phishing) për përvetësimin e të dhënave personale dhe financiare.

Në njoftimin zyrtar, AKSK thekson rritjen e rasteve të smishing (mesazhe SMS mashtruese), të cilat shpesh paraqiten si komunikime nga institucione publike, banka apo kompani shërbimesh.

Njoftimi i AKSK:


Kujdes nga SMISHING (Mesazhe SMS mashtruese)

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) tërheq vëmendjen mbi rritjen e rasteve të mesazheve mashtruese (SMS), të njohura si smishing, të cilat paraqiten si komunikime zyrtare nga institucione publike, banka apo kompani shërbimesh.

Këto mesazhe synojnë të manipulojnë përdoruesit përmes krijimit të ndjenjës së urgjencës apo besimit, duke i drejtuar ata drejt faqeve të rreme (phishing) me qëllim përvetësimin e të dhënave personale dhe financiare.

 Mos klikoni linqe të dyshimta

Mos hapni linqe të dërguara përmes SMS, email apo rrjeteve sociale nga burime të panjohura ose të pakonfirmuara.

 Mos ndani të dhëna sensitive

Asnjë institucion legjitim nuk kërkon përmes SMS:

* Numrin e kartës bankare

* CVV / PIN

* OTP (kod verifikimi)

 Verifikoni adresën (URL)

Kujdes nga domain-e të rreme që imitojnë faqet zyrtare.

 Kujdes nga mesazhet urgjente

Formulime si:

“Keni një pagesë të papaguar”

“Llogaria juaj do të bllokohet”

“Veproni menjëherë”

janë shpesh tentativa mashtrimi.

 Shenjat kryesore të smishing:

* Mesazhe të papritura

* Linqe të pazakonta

* Kërkesa për pagesa urgjente

* Kërkesa për të dhëna personale

* Gabime drejtshkrimore ose formulime jo profesionale

 Nëse keni klikuar një link të dyshimtë:

* Mos plotësoni asnjë të dhënë

* Mbyllni menjëherë faqen

* Ndryshoni fjalëkalimet tuaja

* Kontaktoni menjëherë institucionin përkatës

 Raportoni çdo rast të dyshimtë.

Tregohuni të kujdesshëm!

ME TE LEXUARAT