“O ma, o ma...”, nëna e 17 vjeçares së dhunuar: Nuk do t’i fal dhunueset, vajza ka përjetuar tmerr! Kam një muaj që nuk fle nga dhimbja

Aktualitet

“O ma, o ma...”, nëna e 17 vjeçares së dhunuar: Nuk

“O ma, o ma”, nëna e 17-vjeçares së dhunuar në Fier nga tre adoleshente, ka rrëfyer për mediat tmerrin që ka përjetuar vajza e saj.

Ajo shprehet se prej një muaji nuk e zë gjumi natën, pasi sa herë sheh videon teksa vajza e saj dhunohet ndihet keq, pasi nuk ndodhej aty për ta ndihmuar.

“Ka një muaj që nuk më zë gjumi. Shoh videot e vajzës time kur e dhunojnë dhe më kërkon mua, dhe unë nuk jam aty për ta ndihmuar”, ka rrëfyer gruaja.

E pyetur nëse do të mund t’i falë vajzat dhunuese. Pasi njëra prej nënave të tyre ka kërkuar ndjesë publikë, gruaja thotë se e ka të pamundur, pasi i dhemb shpirti sa herë sheh vajzën.

Gruaja gjithashtu ka bërë apel për drejtësi.

ME TE LEXUARAT