“M'ka bërë be burri i huaj, do luftoj me jetën”- Përgjimet e Bujar Sefës që u arrestua në Dubai! 30-vjeçari pjesë e bandës së Rrajave

Bujar Sefa (Xaka), i arrestuar në Dubai është një emër i njohur i drejtësisë shqiptare, por jo vetëm. 30 vjeçari Xaka është pjesë e bandës së Rrajave.
I riu ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar me urdhër të Prokurorisë së Posaçme (SPAK), nën akuzën për trafik droge drejt vendeve të Bashkimit Evropian.
Ndërkohë Policia thote se Bujar Sefa (Xaka) akuzohet se ka qenë drejtuesi i një grupi kriminal, i cili në vitin 2020 ka kultivuar bimëve narkotike në fshatrat e njësisë administrative Cudhi, Krujë.
Sipas burimeve hetimore, Bujar Sefa është një emër i njohur edhe për autoritetet italiane të drejtësisë. Ai është dënuar në Itali me 12 vjet e 9 muaj burg, ndërsa i janë konfiskuar pasuri me vlerë rreth 346 mijë euro.
Nga dosja hetimore e SPAK rezulton se Sefa, i njohur me nofkën Xaka, ka pasur rol drejtues në grupin kriminal që merrej me kultivimin e kanabisit. Përgjimet e realizuara gjatë hetimeve tregojnë se ai kujdesej për organizimin e punës dhe menaxhimin e punëtorëve të angazhuar në parcelat e mbjella me kanabis.
Pergjimet maj 2023
Në dosjen hetimore jane zbardhur bisedat, ku trafikantët luten që bimët narkotike të mos kapen nga policia derisa ata t’i vjelin.
Madje ata flasin edhe për probleme që mund të kenë me njëri-tjetrin, në rast se gjërat nuk i shkojnë sipas planeve.
Kujtojmë se sot jepet masa për 13 personat për të cilët është dhënë urdhër-arresti nga SPAK, ndërsa 5 prej tyre vijojnë të jenë në arrati.
Bujar Sefa: Po, ne rregull. Hajd, Zoti e beftë hajër. Këto nuk kanë per te na i prere as sot, edhe 10 dite nuk kane per te na i prere, po ishalla po i behen deget. Kur po behen kismet or daje?
Asim Pulaci: Sot or daje, e fundit e fundit pa 15 dite nuk ka gje, B: A mos ia q* r**, 15 ditë pa peme…
Asim Pulaci: Do ishalla na ka fal Allahu me kët gjë.
Bujar Sefa: Me ho me na i pru ditën e hënë koordinatat i .. 15 dite.
Asim Pulaci: Po pra të henën do t’i bien,
Bujar Sefa: Si the ti, 15 dite do të dali ia q*** ** e s** dhe me 1 tetor do e vjelim or ti?
Asim Pulaci: Për at Zot a të rrej 15 ditë i do Kastriotil°
Bujar Sefa: Mir mir mos e vrisni trurin ku. Ndoshta ishalla si ka kap. Dhe po i pat kapur 10 dite me ka bërë be burri huaj që për kish te …. kam për të luftuar për jetën.
Asim Pulaci:…
Bujar Sefa: Po s’na erdhën nesër mbrema, i bie që s’kanë kapur gjë.
Asim Pulaci: Hej Zot, hej Zot dro ishalla i mbron Allahu.
Bujar Sefa: Po si ka kap mos e vrit trurin dhe po i paten kapur … unë per vete se kam merak… Pa merak per ate pune. Naten e mire pra, naten.
Bujar Sefa: Keni fik radion sot s’keni bere mire, se ka dal Gimi sot kur eshte ngritur avioni me fol me ju e s’keni fol me te.
Asim Pulaci: E kemi cuar ne karikim per Zotin, ne kemi qene atje dhe e patem vene ne karikim se ishte fikur.
Bujar Sefa: Karikojeni ne darke radion, karikoje ne darke, ne 8 te mengjesit duhet ta kesh plot. Mos e beni me kete pash Zotin. Internet nuk keni, radio s’keni, si doni me ju lajmeruar ju, me numer? Perzime gjithe numrat e malesise.
Bujar Sefa: Leje se perjasht e kemi radio mos e vrisni trurin. Naten. Se mos ju han ndonjë gjarpër. Pastrojeni vendin aty.
Njoftimi i policise
Vijon operacioni i koduar “The Wanted”, kapet 1 shtetas në kërkim ndërkombëtar.
Akuzohet si drejtuesi i një grupi kriminal që ka kultivuar bimë narkotike, në Krujë, kapet në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestohet me qëllim ekstradimin në Shqipëri, 39-vjeçari.
Si rezultat i bashkëpunimit të strukturave të Policisë së Shtetit me homologët, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”, u bë e mundur kapja në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe arrestimi me qëllim ekstradimin në Shqipëri, i shtetasit:
-B. S. alias B. X., 39 vjeç.
Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Interpol Tirana, pasi Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me vendimin e datës 23.05.2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Shtetasi B. S. alias B. X. akuzohet se ka qenë drejtuesi i një grupi kriminal, i cili në vitin 2020 ka kultivuar bimëve narkotike në fshatrat e njësisë administrative Cudhi, Krujë.
Interpol Tirana dhe Interpol Abu Dhabi po bashkëpunojnë për të kryer procedurat e ekstradimit të këtij shtetasi, në Shqipëri.


