Video tronditëse nga SHBA/ I hodhi koktej Molotov një burri në karrocë me rrota, arrestohet autori

Pamje tronditëse të filmuara nga kamerat e sigurisë në Oklahoma, SHBA, kanë bërë xhiron e internetit, duke treguar momentin kur një burrë i hedh një koktej Molotov një personi me aftësi të kufizuara, i cili lëvizte me karrocë me rrota.
Ngjarja ndodhi më 2 korrik pranë selisë së policisë së qytetit. Në video shihet një burrë i veshur me bluzë të zezë dhe kapelë, i identifikuar nga autoritetet si Alexander Emery, 38 vjeç, duke ndezur një koktej Molotov dhe duke e hedhur drejt viktimës.
Video captured the shocking moment Oklahoma City Police say a man threw a Molotov cocktail at another man in a wheelchair, then pushed him into the flames. The victim is expected to recover, and the suspect now faces multiple felony charges. @DavidMuir reports. pic.twitter.com/itvzj6cwHd
— World News Tonight (@ABCWorldNews) July 9, 2026
Karroca me rrota përfshihet menjëherë nga flakët. Sipas pamjeve, viktima përpiqet të largohet, por autori e shtyn sërish drejt zjarrit. Si pasojë, burri rrëzohet nga karroca në mes të flakëve.
Viktima u transportua në spital, ku po merr trajtim mjekësor dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, Alexander Emery është arrestuar nga autoritetet dhe përballet me akuza të rënda lidhur me sulmin. Pamjet e publikuara nga kamerat e sigurisë kanë shkaktuar reagime të forta në rrjetet sociale për shkak të brutalitetit të sulmit.


