Gjendet pas 2 ditësh trupi i pajetë i Erkin Likës! 38-vjeçari humbi jetën pasi ra nga shkëmbinjtë

Aktualitet

Gjendet pas 2 ditësh trupi i pajetë i Erkin Likës!

Pas dy ditësh kërkimesh, ekipi i kërkim-shpëtimit ka gjetur trupin e pajetë të Erkin Likës në rrjedhën e lumit Mat.

38-vjeçari i apasionuar pas hiking, alpinizmit dhe shpellave ra nga Ura e Vashës në ujërat e lumit Mat teksa kryente stërvitje me litar. Lika ishte pjesë e një grupi të kërkim-shpëtimit që angazhohej në operacione për shpëtimin e personave të përfshirë në aksidente.

Ai dyshohet se ka rrëshqitur nga shkëmbinjtë teksa po fotografonte pjesëtarët e ekipit, duke rënë në humnerë dhe duke humbur jetën.

 

ME TE LEXUARAT