Atentati te mbikalimi i Shkozetit/ Procesi ndaj Amar Shkembit dhe Bledar Polovinës, mbrojtja kërkon pavlefshmëri të provave

Vijon procesi gjyqësor ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës, të akuzuar për përfshirje në atentatin e ndodhur te mbikalimi i Shkozetit, ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja. Sipas SPAK, Bledar Polovina ka qenë personi që ka qëlluar i dyti gjatë atentatit.
Në seancën gjyqësore, avokati mbrojtës Saimir Visha ka kërkuar shpalljen e pavlefshme dhe të papërdorshme të procesverbaleve të administruara në dosje. Sakaq Gjykata thotë se është shprehur njëherë gjatë seancës paraprake dhe e ka gjetur të pabazuar. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e mbrojtjes për thirrjen dhe pyetjen si dëshmitar të ish-deputetit Halit Valteri, në procesin gjyqësor ndaj Amar Shkëmbit dhe Bledar Polovinës.