"Konflikte për pronat", flakët shkrumbuan biznesin në Radhimë/ Pronarët: Dyshojmë për zjarrvënie të qëllimshme

Aktualitet

"Konflikte për pronat", flakët shkrumbuan biznesin në

Një ditë pas zjarrit që përfshiu një biznes në Radhimë, familjarët e pronarëve pretendojnë se ngjarja ka qenë e qëllimshme dhe kanë ngritur dyshime për zjarrvënie.

Në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e Policia e Shtetit në Vlorë, të cilët po marrin në pyetje pronarët dhe familjarët për të zbardhur rrethanat e ngjarjes.

Hetuesit kanë sekuestruar kamerat e sigurisë të bizneseve pranë zonës, si edhe ato të familjes Çanaj family, me qëllim identifikimin e autorit të dyshuar.

Dejsi Çanaj deklaroi se familja ka pasur konflikte të hershme për pronat dhe tha se pak para shpërthimit të zjarrit kishte dëgjuar hapa pranë lokalit.

Sipas saj, rreth orës 21:40 kishte vënë re lëvizje pranë biznesit dhe vetëm pak minuta më pas objekti u përfshi nga flakët.

Ajo shtoi se dyshimet për zjarrvënie forcohen edhe nga fakti se në beach bar nuk kishte energji elektrike në momentin e ngjarjes.

Ndërkohë, Policia e Shtetit po vijon hetimet dhe analizën e pamjeve filmike për të identifikuar autorin e dyshuar.

ME TE LEXUARAT