Çfarë e shtyu Marjana Koçekun të largohej nga PS-ja? Flet deputetja: Ishte i mirëmenduar…

Politikë

Çfarë e shtyu Marjana Koçekun të largohej nga PS-ja?

Deputetja e Kuvendit të Shqipërisë, Marjana Koçeku ishte e ftuar sot në “Shqipëria Live”, për herë të parë pas largimit nga grupi parlamentar i Partisë socialiste. Për vendimi ne largimit, ajo ka thënë se nuk erdhi papritur por ishte i mirëmenduar. Sa i përket faktit që mbylli telefonin pasi njoftoi largimin nga PS, ajo tha se bëri për të shmangur ndikimin nga çdo palë.

“Ky ka qenë vit i ngarkuar, dinamik me ndryshime si në Shkodër, apo dhe në rang qendror. Ka qenë mjaft ndodhi dhe qëndrime të ndryshme që kam mbajtur për kauza të ndryshme që janë pjesë e imja si aktiviste. Unë kam folur për kauzat e mjedisit, sepse më prekin më shumë, por shpesh kam ngritur zërin dhe brenda PS-së dhe brenda Kuvendit. Tani si deputete e pavarur mund të kontribuoj më shumë në vlerat që unë besoj. E vlerësoj përfaqësimin e pavarur si një mënyrë që t’i përfaqësoj më me liri dhe me më shumë ndërgjegje.

Vendimi për tu larguar nga PS, nuk erdhi papritur, ishte i mirëmenduar. Disa ngjarje politike më shtynë dhe më dhanë siguri se ishte momenti i duhur. Fikja e telefonit ishte zgjidhje për të më dhënë mua besimin që mora vendimi ne duhur. Jam konsultuar vetëm me ndërgjegjen time. Familjarët e mi e morën vesh nga mediat. Me ta komunikova pak kokë pasi e mora vendimin. Ata e kanë respektuar, mbështetur dhe pranuar. Ishin të shqetësuar nëse unë isha mirë. Ndoshta janë mësuar me karakterin tim rebel dhe nuk kanë pasur zgjidhje tjetër veç se ta pranojnë dhe të më mbështesin.

Unë kam patur kërkesa të vazhdueshme ndaj kryeministrit për investime të vazhdueshme publike apo zgjidhje për probleme të ndryshme. Kam qenë kritike për qasjen që kjo qeveri dhe qeveritë e mëparshme kanë patur ndaj zonës që unë përfaqësoj. Nuk ka patur investime në këto zona dhe kjo ka ndikuar në braktisjen dhe izolimin e tyre. Kryeministri më ka thënë që nuk e kishte idenë se çfarë bëhej në atë zonë. Prandaj unë kam këmbëngulur që të kishte më shumë vëmendje.”- tha ajo.

ME TE LEXUARAT