“Pasi u burgosa, Ruçi ...”/ Dëshmia e të plagosurit për vrasjen në Sarandë: Konflikti nisi për paratë e beach bar-it

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë në Sarandë, ku një konflikt në një lokal la një person të vrarë dhe një tjetër të plagosur.
I plagosuri, Kostandin Vogli, ka deklaruar para hetuesve se përplasja me Viktor Ruçi lidhej me mosmarrëveshje të vjetra për një biznes beach bar-i.
Sipas dëshmisë së tij, konflikti është përshkallëzuar pasi gjatë kohës që ai ndodhej në burg, Viktor Ruçi kishte larguar vëllain e tij nga biznesi.
Kostandin Vogli ka deklaruar se përplasjet kishin në qendër ndarjen e të ardhurave nga aktiviteti.
“Kur isha në burg, ai nxori vëllain tim nga biznesi. Konflikti ynë nisi për paratë”, mësohet të ketë thënë ai para grupit hetimor.
Sipas tij, natën e ngjarjes kishte shkuar në lokalin e Rexhep Ismaili për t’u sqaruar me palën tjetër, por debati përfundoi në mënyrë tragjike.
Nga përplasja mbeti i vrarë Rexhep Ismaili, ndërsa Kostandin Vogli u plagos.
Policia e Shtetit po vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


