Vlora Hyseni mbi 130 telefonata me Ergys Agasin, i kërkuari mbante në makinë dosjet sekrete të SHISH

Aktualitet

vlora-hyseni-ergys-agasi-shish.jpg

Ish drejtuesja e SHISH, Vlora Hyseni ka pasur komunikim të vazhdueshëm me Ergys Agasin edhe gjatë kohës që ai ka qenë person në kërkim.

Sipas të dhënave që ka publikuar media, ajo është marrë në pyetje nga SPAK 5 ditë më parë, jo për herë të parë, në cilësinë e personit që ka dijeni dhe e ka pranuar që ka pasur komunikim me Ergys Agasin, në cilësinë e bashkëpunëtorit.

Sipas pretendimit të Hysenit, SHISH gjithmonë punon me bashkëpunëtorë. Telefoni i sekuestruar i Ergys Agasit ka me qindra thirrje mes drejtueses së SHISH dhe Ergys Agasit, madje edhe foto e video që nuk janë në cilësinë e bashkëpunëtorit, që sipas SPAK janë më shumë se këto. Ajo ka pranuar që ka pasur vetëm komunikime telefonike dhe jo takime fizike, por prokuroria dyshon për të kundërtën.

Gjithashtu se Prokuroria e Posaçme kishte 10 ditë që e kishte dorëzuar kërkesën për masën e sigurisë ndaj Vlora Hysenit në Gjykatën e Posaçme, është mbajtur nga gjyqtarja që më pas ka vendosur. Gjykata ka qenë e kujdesshme në verifikimin e fakteve dhe më pas e ka miratuar këtë kërkesë.

SPAK ka gjetur në makinën e Ergys Agasit, 9 faqe word me diagrame (dokumente sekrete) të SHISH, gjatë kontrolleve që u ushtruan në “Equos Resort” më datë 22 korrik. Biznesmeni i arretsuar për abuzimet me tenderët e AKSHI-t mësohet se në seancë e ka pranuar se dokumentet i përkisnin atij dhe se i kishte lënë me qëllim që t’i gjente SPAK aty.

Në provat që SPAK ka depozituar në Gjykatë për kërkesën për të caktuar masë sigurisë, thotë se Ergys Agasi nuk kishte vetëm rolin e bashkëpunëtorit, por merrte dhe i diktonte kreut të SHISH informacionin që i duhej.

Agasi dhe Hyseni komunikonin përmes aplikacionit “Signal”. SPAK thote se "për të ashtuquajturin bashkëpunëtor, Kreu i SHISH nuk ka vënë në dijeni asnjë nga instancat qoftë dhe paralele apo brenda institucionit".

Mbi 130 telefonata dhe qindra mesazhe në vetëm 2 muaj mes Vlora Hyseni dhe Ergys Agasit, si edhe të dhëna sekrete të Shërbimit Informativ Shtetëror janë provat që SPAK thotë se ka siguruar për të vërtetuar lidhjen mes kreut të SHISH dhe biznesmenit të akuzuar për abuzimet me tenderët e AKSHI-t. 

ME TE LEXUARAT