Arrestimi i Vlora Hysenit, vjen reagimi i parë nga PS: Nuk bëjmë avokatin e askujt

Politikë

Arrestimi i Vlora Hysenit, vjen reagimi i parë nga PS: Nuk bëjmë

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar pas dekretit të Presidentit Bajram Begaj për shkarkimin e Vlora Hysenit nga detyra e drejtoreshës së Shërbimit Informativ Shtetëror.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Balla theksoi se shumica qeverisëse i qëndron parimit të saj për të mos ndërhyrë dhe për të mos komentuar çështjet që lidhen me drejtësinë.

“Shumica jonë qeverisëse i mbetet besnike qëndrimit standard për të mos hyrë në meritën e asnjë çështjeje të drejtësisë.

Kushdo qoftë duhet të përballet personalisht me drejtësinë dhe të marrë avokatin e vet. Partia Socialiste, pra shumica qeverisëse e këtij vendi, nuk bën avokatin e askujt”, deklaroi Balla.

Ai shtoi se, ashtu siç njoftoi menjëherë Kryeministri Edi Rama, shkarkimi i Hysenit nga detyra u realizua për t’i hapur rrugë emërimit të një drejtuesi të ri në krye të institucionit.

ME TE LEXUARAT