Kostot në stratosferë, 8% e shqiptarëve nuk kryejnë ekzaminimet e nevojshme mjeksore

8% e popullsisë shqiptare mbi 16 vjeç nuk ka kryer një ekzaminim të nevojshëm mjeksor përgjatë vitit 2024, si pasojë e kostos së lartë.
Të dhënat e fundit të Eurostat mbi shërbimin shëndetësor, sipas vetëraportimeve të qytetarëve e rendit Shqipërinë të dytën pas Greqisë, ku kostoja pengon më shumë qytetarët të marrin kujdesin shëndetësor që u nevojitet. Në një kohë që mesatarja e Bashkimit Europian për vitin 2025 ishte vetëm 1%.
Pas Greqisë dhe Shqipërisë, diferenca është e madhe. Në vitin 2025, pamundësia për të përballuar financiarisht ekzaminimin prekte 2.5% të popullsisë në Letoni, 2% në Rumani, 1.9% në Francë dhe 1.6% në Itali.
Përvec kostos pacientët shqiptarë kanë listuar dhe një sër arsyesh të tjera që I kanë penalizuar për të realizuar ekzaminime shëndetësore që ju nevojiten.
1.5% deklaruan se nuk kishin marrë ekzaminimin për shkak të listës së pritjes dhe 0.2% për shkak se shërbimi ndodhej shumë larg. Të tria së bashku përbënin 9.8% të popullsisë.
2% e popullsisë mbi 16 vjeç ka deklaruar se nuk e kishte kryer ekzaminimin sepse kishte preferuar të priste për të parë nëse problemi do të përmirësohej vetë. Ndërkohë që mungesa e kohës ishte gjithashtu një pengesë e rëndësishme. Rreth 1.8% e popullsisë deklaroi se nuk kishte pasur kohë për të kryer ekzaminimin,
Edhe pse të rralla por ka raste kur frika nga përgjigjet I lë disa paciente pa ekzaminime.
0.2%, e qyetarëve kanë deklaruar si arsye frikën nga mjeku, spitali, ekzaminimi ose trajtimi, ndërsa 0.1% raportoi se nuk njihte një mjek ose specialist të mirë. Të gjithë këta faktorë kanë bërë që shumë qytetar të mos marrin shërbimin e nevojshëm shëndetësor në kohë.


