Cilat janë qytetet shqiptare më “dembele”? Cili qytet ka më shumë popullsi joaktive?

Soft

Cilat janë qytetet shqiptare më “dembele”? Cili qytet ka

Shkalla e inaktivitetit, që mat përqindjen e popullsisë në moshë pune e cila nuk është as e punësuar dhe as nuk kërkon aktivisht një vend pune, shfaqi ndryshime të ndjeshme mes qarqeve në vitin 2025.

Në këtë kategori përfshihen, ndër të tjera, studentët, pensionistët e parakohshëm, personat që kujdesen për familjen, ata me probleme shëndetësore, si dhe individë që kanë hequr dorë nga kërkimi i një pune.



Përqindjen më të lartë të popullsisë jo aktive në tregun e punës e kanë Gjirokastra, Vlora, Shkodra dhe Lezha dhe nga ana tjetër Kukësi, Berati kanë nivelin me të ulët me nga 31.7 dhe 31.8 për qind secila.

Të dhënat tregojnë se rritja më e fortë vjetor e inaktivitetit u regjistrua në Kukës, ku norma u rrit me 9.4 pikë përqindje nga viti 2024 në 2025. Një rritje kaq e madhe e popullsie që nuk do të punojë në qarkun më të varfër të vendit lidhet me emigracionin e lartë, plakjen e popullsisë dhe mungesën e mundësive të punësimit, që shpesh i dekurajojnë banorët të kërkojnë punë.



Rritje të ngjashme shënoi edhe Gjirokastra, ku inaktiviteti u rrit me 9.1 pikë përqindje, duke arritur në 41.1%, niveli i dytë më i lartë në vend. Edhe ky qark karakterizohet nga plakja e popullsisë dhe emigracioni, faktorë që reduktojnë pjesëmarrjen në tregun e punës.

Por Vlora mbetet qarku me shkallën më të lartë të inaktivitetit, 40.8%. Kjo reflekton plakjen e popullsisë, punësimin sezonal në turizëm dhe një pjesë të konsiderueshme të banorëve që nuk janë aktivë gjatë gjithë vitit.

ME TE LEXUARAT