Kishte shkuar për pushime në Orikum, humb jetën në plazh burri nga Tirana

Aktualitet

Kishte shkuar për pushime në Orikum, humb jetën në plazh

Një pushues shqiptar ka humbur jetën sot në plazhin e Orikumit, me dyshimet e një infarkti.

Sipas informacioneve paraprake, 75-vjeçari nga Tirana kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e tij. Rreth orës 11:30, sapo ka hyrë në det, ai është ndier keq , ku dhe ka humbur ndjenjat.

Kanë qenë pushuesit dhe familjarët e tij që e kanë nxjerrë menjëherë në breg dhe kanë kërkuar ndihmë. Në vendngjarje ka mbërritur ambulanca e Orikumit, ndërsa personeli mjekësor ka kryer manovrat e reanimimit, por pa mundur ta rikthejë në jetë.

Paraprakisht dyshohet se shkaku i vdekjes ka qenë një infarkt kardiak, ndërsa pritet që rrethanat e plota të ngjarjes të konfirmohen nga autoritetet përkatëse.

ME TE LEXUARAT