Ndryshime në Policinë e Shtetit, Andi Deda transferohet në krye të Komisariatit të Vlorës

Vijojnë lëvizjet në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit. Burime bëjnë me dije se Andi Deda është emëruar shef i Komisariatit të Policisë Vlorë, duke lënë detyrën që mbante deri më tani në krye të Komisariatit të Policisë Shijak.
Andi Deda është një emër i njohur në radhët e strukturave ligjzbatuese. Më herët ai ka drejtuar Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm në sistemin e burgjeve, ndërsa më pas u rikthye në Policinë e Shtetit, ku u emërua në krye të Komisariatit të Shijakut.
Transferimi i tij në Vlorë është pjesë e një vale ndryshimesh që po zhvillohet në strukturat drejtuese të Policisë së Shtetit, në kuadër të procesit të riorganizimit.


