Humbja e dy të miturve në Durrës/ Kiara Tito i bashkohet ngushëllimeve: Zemrat tona janë me ju

Showbiz

Humbja e dy të miturve në Durrës/ Kiara Tito i bashkohet

Pas aksidentit tragjik në lagjen 15 të Durrësit, ku dy fëmijë humbën jetën dhe një tjetër mbeti i plagosur rëndë, kanë vijuar reagimet nga figura publike dhe qytetarë të shumtë.

Moderatorja Kiara Tito ka reaguar në rrjetet sociale, duke shprehur dhimbje të thellë për ngjarjen dhe duke i bërë thirrje drejtuesve të mjeteve për më shumë kujdes dhe përgjegjësi në rrugë.

Ajo thekson se ngjarje të tilla duhet të shërbejnë si një alarm për të gjithë shoqërinë, duke rikujtuar rreziqet që vijnë nga shpejtësia, shpërqendrimi dhe mungesa e vëmendjes gjatë drejtimit të automjeteve.

Në mesazhin e saj, Tito u shpreh se mendimet e saj janë me familjet e viktimave, të cilave u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta, duke e cilësuar humbjen si një dhimbje të pazëvendësueshme.

Moderatorja ka apeluar gjithashtu për respekt ndaj dhimbjes së familjeve, duke kërkuar që të shmanget publikimi i pamjeve të rënda në rrjetet sociale, pasi ato mund të rëndojnë edhe më shumë gjendjen emocionale të publikut.

Humbja e dy të miturve në Durrës/ Kiara Tito i bashkohet

ME TE LEXUARAT