“Gjeni 400 mijë stërlina”/ Mori peng ish-partneren, i vrau të atin e i plagosi nënën, historia e Buzit në Londër

Roskoveci është tronditur mëngjesin e sotëm, ku 35-vjeçari Nertil Buzi ka vrarë me çifte ish-vjehrrin, ka plagosur ish-vjehrrën dhe më pas ka rrëmbyer ish-partneren e tij.
Pas disa orësh ai la liruar të renë, ndërsa ende vetë vijon të jetë në arrati. Emri i Nertil Buzit është përmendur në media edhe në 2022, atëherë kur në Angli u mor peng.
Ishte policia që arriti ta shpëtonte atë, ndërsa ishte rrëmbyer nga shtetas shqiptarë te evidentuar si persona me rekorde kriminale ne Angli.
Policia britanike arrestoi në atë kohë 7 shqiptarë.
Buzi u mbajt peng për një javë nën kërcënimin se do ta vrisnin nëse nuk paguheshin 400 mijë sterlina nga të afërmit.
Shkaku i pengmarrjes dyshohet se është përplasja mes dy grupeve rivale në kontrollin e shtëpive të barit. Ai ishte keqtrajtuar në mënyrë ç’njerëzore dhe videot i dërgoheshin familjarëve të tij.
Ditën kur skadonte afati pagesës, së ndërhyri policia dhe liroi pengun duke çuar në pranga 7 persona të përfshirë në këtë vepër penale.


