Iu gjet pushka në shtëpi, arrestohet 40-vjeçari në Mat, kishte precedent për armë pa leje

Aktualitet

Iu gjet pushka në shtëpi, arrestohet 40-vjeçari në Mat,

Një 40-vjeçar është arrestuar në fshatin Gurrë e Vogël në Mat, pasi gjatë kontrollit në banesë iu gjet një armë zjarri tip pushkë me municion luftarak, që e mbante pa leje.


Bëhet fjalë për personin me inicialet R. T., i njohur edhe më herët për precedent në fushën e armëmbajtjes pa leje.


Njoftimi i Policisë për Shtyp 

"Finalizohet operacioni i koduar “Precedenti”, për goditjen e një rasti të armëmbajtjes pa leje.

Arrestohet në fshatin Gurrë e Vogël një 40-vjeçar, person me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje, i cili mbante në banesë, një armë zjarri tip pushkë.

Sekuestrohen arma e zjarrit dhe municion luftarak.

Si rezultat i punës parandaluese, bazuar në kontrolle, hetime dhe informacione operative, për goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje dhe parandalimin e ngjarjeve kriminale, specialistët e Komisariatit të Policisë Mat, në bashkëpunim me shërbimet e Postës së Policisë Klos, finalizuan operacionin policor të koduar “Precedenti”.

Si rezultat, u ushtrua kontroll në banesën e shtetasit R. T., 40 vjeç, banues në fshatin Gurrë e Vogël, ku u gjet dhe u sekuestrua 1 armë zjarri tip pushkë, së bashku me municion luftarak, të cilat ai i posedonte pa leje.

Në vijim të veprimeve procedurale, shtetasi R. T. u arrestua në flagrancë për veprën penale "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit".

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme" 

ME TE LEXUARAT