Alarm në Dubai/ Qytetarët marrin mesazhe për sulme me raketa, thirrje për strehim të menjëhershëm

Bota

Alarm në Dubai/ Qytetarët marrin mesazhe për sulme me raketa,

Mijëra qytetarë në Dubai kanë marrë pasditen e sotme një alarm urgjent sigurie në telefonat e tyre celularë, duke shkaktuar shqetësim të gjerë për një kërcënim të mundshëm me raketa.

Mesazhi, i dërguar në anglisht dhe arabisht, paralajmëronte se për shkak të situatës aktuale ekziston mundësia e kërcënimeve me raketa dhe u bënte thirrje qytetarëve të kërkonin menjëherë strehim në ndërtesën më të afërt të sigurt.

Në njoftim rekomandohej gjithashtu që banorët të shmangnin dritaret, dyert dhe hapësirat e hapura, si dhe të prisnin udhëzime të mëtejshme nga autoritetet.

Alarmi mban firmën e Ministrisë së Brendshme të Emirateve të Bashkuara Arabe, duke i dhënë atij një nivel të lartë serioziteti dhe duke sugjeruar një masë parandaluese në kuadër të rritjes së gatishmërisë.

Deri tani nuk raportohen incidente konkrete apo sulme të konfirmuara, por aktivizimi i sistemit të njoftimit masiv ka rritur ndjeshëm shqetësimet për situatën e sigurisë në rajon.

ME TE LEXUARAT