Rama reagon ndaj raportit të “Reporterëve pa Kufij”: MIA shërbim cilësor për mediat!

Politikë

Rama reagon ndaj raportit të “Reporterëve pa Kufij”: MIA

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj raportit të fundit të Reporterët Pa Kufij, i cili e rendit Shqipëri në vendin e 83 për transparencën dhe lirinë e medias.

Në një postim në rrjetin social X, Rama u shpreh se Agjencia për Media dhe Informim ka rezultuar të jetë një ide e mirë në shërbim të lirisë së informimit.

Ai shtoi se sipas tij ka kundërshti të rëndësishme mes vlerësimeve të organizatës dhe raporteve të tjera mbi marrëdhënien mes qeverisë, medias dhe publikut në Shqipëri.

Kryeministri theksoi gjithashtu se vendi mbetet një vend i lirë dhe kritikoi pretendimet e mëparshme të organizatës për situatën e medias në vend.

“Unë kurrë nuk kam thënë që ju matni komunikimin e qeverisë, por tani që e përmendët, thjesht po mendoj: a nuk është ndoshta një ide e mirë që ju të lexoni raportet e atyre që realisht e bëjnë këtë, dhe e bëjnë në mënyrë profesionale dhe objektive? Mund t’ju ndihmojë, sepse dalin në pah kundërshti të rëndësishme midis vlerësimeve tuaja dhe të tyre kur bëhet fjalë për marrëdhënien midis qeverisë, medias dhe publikut në një vend të lirë si Shqipëria, ku, ndryshe nga sa keni pretenduar dikur, madje më shumë se një herë, Agjencia për Media dhe Informim duket se ka qenë një ide shumë e mirë në shërbim të lirisë së informimit. Kaq”, shkruan Rama.

ME TE LEXUARAT