Aksident në Vlorë, makina del nga rruga dhe përfundon në kanal

Një aksident rrugor është regjistruar në zonën e Lumi i Vlorës, ku një automjet ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në një kanal anësor.
Sipas informacioneve paraprake, shkak i aksidentit dyshohet të ketë qenë shpejtësia e lartë, e cila ka bërë që drejtuesi i mjetit të humbasë kontrollin.
Si pasojë, automjeti është përplasur fillimisht me një bordurë betoni dhe më pas ka dalë jashtë rrugës.
Nga aksidenti, drejtuesi i automjetit ka pësuar vetëm lëndime të lehta dhe ka marrë ndihmën e parë në vendngjarje, duke shmangur pasoja më të rënda.
Ndërkohë, automjeti ka pësuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


