Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin me grushte pas një konflikti

Aktualitet

Dhunohet efektivi i policisë në Shkodër, disa persona e godasin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e sotme në lagjen Xhabije të Shkodrës, ku efektivi i Policisë Rrugore Nikolin Përndoj është dhunuar nga dy persona.

Sipas informacioneve paraprake, Përndoj, i cili ndodhej jashtë orarit të punës, është goditur me grushte gjatë një konflikti. Ende nuk janë bërë të ditura shkaqet që çuan në përplasjen mes palëve.

Pas ngjarjes, në vend kanë mbërritur forca të Policisë dhe grupi hetimor, të cilët kanë nisur veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve.

Për motivet e konfliktit dhe dinamikën e plotë të ngjarjes po vijojnë hetimet, ndërsa pritet edhe një reagim zyrtar nga Policia e Shkodrës.

ME TE LEXUARAT