Ilir Meta zgjidhet President i Partisë së Lirisë, numërohen votat e Konventës

Politikë

Ilir Meta zgjidhet President i Partisë së Lirisë, numërohen

Konventa e Partisë së Lirisë e mbajtur të shtunën ka zgjedhur Ilir Metën si president të Partisë së Lirisë. Lajmi eshte bere me dije pas numerimit te votave.

Sipas rezultatit, Meta mori 690 vota e ndërsa kundërshtari i tij Faik Basha vetëm 27 vota. Konventa zgjodhi si zv.presidente Erisa Xhixho e cila mori 680 vota.

Ilir Meta tërhiqet nga akuzat ndaj Altin Dumanit? Nuk e përmendi në Konventë

Ilir Meta zgjidhet President i Partisë së Lirisë, numërohen

Prej disa ditësh, Ilir Meta ndonëse ka dalë publikisht në mënyrë të vazhdueshme, nuk e ka përmendur më kryeprokurorin e Spak Altin Dumani.

Ai është pyetur nga mediat në lidhje me këtë fakt, ditën e sotme, ku ka dhënë këtë përgjigje për faktin se edhe në fjalën e tij në Konventën e PL, nuk e prmendi Dumanin:   

“Unë sot u mora më Dvoranin, kur them Dvoranin nënkuptoj Dumanin dhe e kundërta në kuptimin e Rama formës, nuk është e rëndësishme për t’u marrë me një person, e rëndësishme që sovraniteti i rrëmbyer t’i kthehet qytetarëve.

Më tej Meta, theksoi:

Unë do merrem me 5 prioritetet e LSI, çfarë del kundër këtij objektivi do të merrem dhe me shumë energji dhe forca, bashkë me lidershipin e ri.  Drejtësinë do ia lë Kryesisë së Vasilit, se ai është figura kryesore e PL në Kuvend, se ka qenë dhe bashkëkryetar i Komisionit të Drejtësisë, kam reflektuar aq shumë sa tani po shkoj drejt legjendarit dhe për t’i shprehur solidaritetin tim”.

Ilir Meta zgjidhet President i Partisë së Lirisë, ja sa vota mori në Konventë

Ilir Meta zgjidhet President i Partisë së Lirisë, numërohen

Me 690 vota pro, Ilir Meta është zgjedhur president i Partisë së Lirisë.

Votimi u bë në Konventën e zhvilluar të shtunën në Tiranë, ku ish presidenti i vendit, mori 690 vota e ndërsa kundërshtari i tij Faik Basha vetëm 27 vota.

Në rolin e zv.presidentes së partisë, eshte zgjedhur Erisa Xhixho, e cila arriti të merrte 680 vota, sipas a2 tv, nje kandidature e mbeshtetur nga Meta.

Konventa ndodhi pak dite pas Meta nisi sulmet frontale ndaj SPAK, per shkak te ceshtjeve qe prokuroria e posacme po heton ndaj tij dhe bashkeshortes Monika Kryemadhi, kryesisht ne lidhje me pasurine. 

ME TE LEXUARAT