Shtyhet seanca për Berishën në GJKKO, shkak bëhen avokatët, ja përse
Lajmifundit
/
14 Shtator 2026, 11:22
Politikë

Seanca në GJKKO për dosjen “Partizani”, ku i pandehur është Sali Berisha, është shtyrë për në datën 28 shtator.
Shkak për shtyrjen ishte bojkoti i avokatëve, të cilët kundërshtojnë rregulloren e GJKKO-së që nuk lejon përdorimin e telefonave në ambientet e gjykatës.
Pavarësisht se rregullorja nuk lejon telefonat për askënd, gjatë seancës u vu re se treshja e gjyqtarëve kishte telefona.


