Kërkoi të dalë nga kafazi i qelqtë, Gjykata e Apelit pranon kërkesën e ish-presidentit
Lajmifundit
/
14 Shtator 2026, 14:59
Politikë

Gjykata e Apelit, me gjyqtare Saida Dollanin, ka pranuar kërkesën e Ilir Metës për të mos qëndruar më në kafazin e qelqtë gjatë seancave gjyqësore.
Sipas vendimit të shpallur sot, Meta do të marrë pjesë në procesin gjyqësor me avokatin përkrah tij.
Ndërkohë, në orën 15:30 pritet të shqyrtohet edhe kërkesa tjetër e Ilir Metës lidhur me masën e sigurisë.


