Përplasen dy automjete në rrugën e Rinasit, njëra nga makinat përfundon në kanal

Aktualitet

Përplasen dy automjete në rrugën e Rinasit, njëra nga

Një aksident rrugor është regjistruar ditën e sotme, 14 shtator, në rrugën e Rinasit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Si pasojë e përplasjes, njëri prej mjeteve ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanalin anësor, ndërsa automjeti tjetër duket se ka pësuar dëmtime të konsiderueshme.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar nga aksidenti.

Në vendngjarje pritet të mbërrijnë shërbimet e Policisë, të cilat do të bëjnë të mundur edhe zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Lajm në përditsim 

ME TE LEXUARAT