Erion Veliaj kryen ndërhyrje kirurgjikale, rikthehet sërish në paraburgim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale.
Veliaj është transferuar nga ambientet e paraburgimit të Durrësit në një spital privat. Operacioni mesohet se ka perfunduar me sukses.
Pas ndërhyrjes krzebashkiaku është rikthyer sërish në paraburgim.
Erion Veliaj ndodhet në qeli prej 10 shkurtit të 2025.
SPAK ka renditur ndaj Veliajt 13 akuza, të tilla si korrupsion pasiv, pastrim parash, mosdeklarim pasurie, shpërdorim detyre dhe futja e sendeve në burg.
Akuza dominuese është ajo e korrupsionit pasiv e kryer në 9 raste, në raport me disa kompani për të cilat SPAK thotë se ka marrë përfitime të parregullta në formën e shumave monetare dhe pasurive të paluajtshme, të cilët nga ana e tyre kanë marrë leje ndërtimi dhe përfituar fonde publike nga Bashkia Tiranë.


