Konflikt i çastit në Vlorë, dhunohet 55-vjeçari
Lajmifundit
/
25 Prill 2026, 22:16
Aktualitet

Një 55-vjeçar është dhunuar mbrëmjen e sotme në zonën e Lungomares, pasi është goditur me shkopinj dhe sende të forta nga persona ende të paidentifikuar.
Sipas informacioneve paraprake, i plagosuri është transportuar me urgjencë drejt spitalit për të marrë ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tij shëndetësore ende nuk dihet.
Menjëherë forcat e policisë kanë mbërritur në vendin e incidentit dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave, si edhe identifikimin e autorëve.


