FOTO/ Nga loja në realitet! Brikena dhe Mateo surprizojnë me veprimin e tyre…

Showbiz

FOTO/ Nga loja në realitet! Brikena dhe Mateo surprizojnë me veprimin

Romanca e nisur në “Big Brother VIP Albania” mes Brikenës dhe Mateos duket se po vazhdon edhe jashtë shtëpisë së famshme, duke tërhequr sërish vëmendjen e publikut.

Dyshja u martua simbolikisht gjatë spektaklit, duke thënë “Po” në altar në një nga momentet më të komentuara të formatit. Edhe pas daljes nga loja, ata kanë vijuar të mbajnë të gjallë këtë lidhje simbolike dhe të shfaqen së bashku në rrjete sociale.

Së fundmi, Mateo ka publikuar një foto ku shihet duke mbajtur dorën e Brikenës, ndërsa në fokus ishin unazat e tyre, detaj që fansat e kanë interpretuar si shenjë se marrëdhënia e tyre po vazhdon seriozisht.

FOTO/ Nga loja në realitet! Brikena dhe Mateo surprizojnë me veprimin

Çifti, i cili jeton mes Kosovës dhe Shqipërisë, duket se po përpiqet të ruajë lidhjen pavarësisht distancës, duke kaluar kohë së bashku sa herë u jepet mundësia.

 

ME TE LEXUARAT