Video tronditëse nga stacioni i trenit në Seattle, i riu shtyn pasagjerin drejt shinave të trenit

Bota

Video tronditëse nga stacioni i trenit në Seattle, i riu shtyn

Një incident i rëndë është regjistruar në një stacion treni në Seattle, ku një 26-vjeçar tentoi të shtyjë një pasagjer në momentin që po afrohej treni.

Sipas raportimeve, viktima, Piter Majkëll Uollbrun, po qëndronte i pavëmendshëm duke parë telefonin, ndërsa i riu, Elisio Melendez, iu afrua nga pas duke pritur çastin e duhur për të vepruar.

Në momentin që treni po hynte në stacion, 26-vjeçari u hodh drejt tij dhe tentoi ta shtyjë drejt shinave.Fatmirësisht, pasagjeri arriti të ruajë ekuilibrin dhe të shmangë rënien, duke u përballur më pas me agresorin, i cili u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Autori u arrestua pesë ditë më vonë në një qendër të shëndetit mendor pranë stacionit. Sipas dokumenteve gjyqësore, ai ishte arrestuar edhe më parë, në vitin 2021, për një sulm me thikë ndaj motrës së tij, por çështja ishte pushuar pasi ishte shpallur i papërshtatshëm për t’u gjykuar për arsye të gjendjes së tij mendore.

Ngjarja është filmuar dhe videoja ka shkaktuar reagime të forta në rrjet.

ME TE LEXUARAT