“Kjo është Tirona jonë …”/ Rama ironizon protestën me pamje nga qendra

Kryeministri Edi Rama ka bërë një tjetër postim, ku ironizon protestën e sotme në Tiranë.
Me anë të referentit të këngës “Tirona” të kënduar nga ai në vitin 2003 kur kryeministri Edi Rama në atë kohë kandidonte për mandatin e dytë si kryetar i Bashkisë së Tiranës.
Në postimin e tij Rama e shoqëron dhe me dy foto, në njërën janë protestuesit, e në krahun tjetër qytetarët e mbledhur në “Fun Zone” duke ndjekur ndeshjet e finaleve të Kupës së Botës.
Kreu i qeverisë thekson larmishmërinë e zgjedhjeve të qytetarëve në Tiranë duke shkruar “kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës”.
“Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
Kjo osht Tirona jon, Tirona kontradiktës
E luftës, e paqes, errsirës dhe e dritës
Mashtrimit të vërtetës, shpifjes interesit,
e qejfit dhe e stresit, ahengut dhe biznesit”,- shkruan Rama, duke risjellë për publikun disa vargje nga një këngë e tij.


