Balla ironizon protestën: Nuk është më e flamingove, por e Saliut

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka reaguar lidhur me protestat e mbajtura në Tiranë, duke ironizuar pjesëmarrësit përmes një postimi në rrjetet sociale
Ai publikoi një video me flamingo dhe tha se protesta tashmë i përket kreut të PD Sali Berisha, me protestues që kishin ardhur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut.
KJO TANIMË ËSHTË PROTESTA E SALIUT
Protesta nuk është më e flamingove! Flamingot e bukur i kanë zëvendësur prurjet e kënetës opozitare, shtuar këtu për fund javat e plazhit edhe sorra inkubatorësh të urrejtjes nga Prishtina dhe Tetova, të cilët maskohen si shqiponja diaspore.Vedi meno


