Vlorë/ Helika e skafit i preu këmbën, 17-vjeçari dërgohet te Trauma në gjendje të rëndë shëndetësore

Aktualitet

Vlorë/ Helika e skafit i preu këmbën, 17-vjeçari

17-vjeçari, i cili u plagos rëndë ditën e djeshme në Vlorë pasi u godit nga helikat e një skafi në det, është transportuar me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.


I mituri ka pësuar dëmtime të shumta në trup dhe gjymtyrë si pasojë e goditjes nga helikat e skafit. Fillimisht ai mori ndihmën e parë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mjekët arritën t’i ndalonin hemorragjinë dhe ta stabilizonin për transport.


Për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore dhe plagëve të marra, 17-vjeçari është dërguar më pas drejt Spitalit të Traumës në Tiranë, ku po merr trajtim të specializuar mjekësor.

ME TE LEXUARAT