TMERR në Tiranë/ Shkrumbohet nga flakët banesa në Qytet Studenti! Brenda ndodheshin nëna e divorcuar me dy fëmijët

Aktualitet

TMERR në Tiranë/ Shkrumbohet nga flakët banesa në Qytet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në tiranë, ku një banesë është përfshirë nga flakët. Raportohet se ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 08:30, në zonën e Qytetit Studenti.

Sipas informacioneve paraprake, në momentin e zjarrit në banesë ndodheshin një nënë e divorcuar dhe dy fëmijët e saj. Fatmirësisht, të tre kanë arritur të dalin në kohë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Ata janë dërguar për kontroll në spital por nuk kanë pasur dëmtime nga zjarri apo tymi. Si pasojë e flakëve, banesa është shkrumbuar plotësisht, duke u bërë e pabanueshme. Shkaqet e zjarrit nuk janë bërë ende të ditura, por dyshohet për shkëndijë elektrike. Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat dhe shkakun e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT