Tërmeti në Japoni, thellohet bilanci, shkon në 18 numri i viktimave

Bilanci i tërmetit të fuqishëm që goditi jugperëndimin e Japonisë është rritur në 18 viktima, ndërsa operacionet e kërkim-shpëtimit vijojnë në zonat e prekura.
Sipas autoriteteve lokale, mes viktimave është edhe një shtetas i huaj. Të paktën 62 persona janë plagosur, ndërsa gjashtë prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë.
Tërmeti me magnitudë 6.8 goditi rajonin e Kumamotos, duke shkaktuar dëme të mëdha në disa zona. Ekipet e shpëtimit kanë vijuar punën në rrënoja, ndërsa autoritetet paralajmërojnë se numri i viktimave mund të rritet më tej në ditët në vijim.
Dy nga zonat më të goditura janë fabrika e Nippon Paper Industries në Yatsushiro dhe qendra tregtare Aeon Mall, ku u raportuan viktima dhe dëme të konsiderueshme.
Rajoni i Kumamotos ishte goditur edhe më parë nga një tërmet i fuqishëm në vitin 2016, i cili shkaktoi mbi 50 viktima.