“Revolucioni Flamingo”/ Gonxhja: Protesta humbi drejtimin që në ditët e para, kërkesa për dorëheqje ishte gabim

Politikë

“Revolucioni Flamingo”/ Gonxhja: Protesta humbi drejtimin që

Ministri i Kulturës, Turizmit dhe Sportit Blendi Gonxhja ka komentuar protestat dhe situatën politike në vend.

I ftuar në studion e QUO VADIS në Vizion Plus, ministri u shpreh se sistemi ka nevojë për përmirësime, por sipas tij, mënyra se si u konceptua lëvizja protestuese ishte e gabuar që në fillim.

Ministri nënvizoi se protesta humbi fokusin që në ditën e parë, pasi krahas kërkesave konkrete vendosi si kusht edhe dorëheqjen e kryeministrit.

Gonxhja tha se mazhoranca është e vetëdijshme se ka vend për korrigjime dhe se çdo problem që shfaqet duhet adresuar.

Pjesë nga biseda:

Borakaj: A zhbëhet ky sistem?

Gonxhja: Nuk mund të jemi ashpër me veten time apo me ne vetë, me mazhorancën. Di që ka përfundimisht vend për korrigjim. Ky është një proces që ka një emër dhe ne e identifikojmë si të parin e çdo gjëje. Ndërtimi i një lëvizjeje dhe arsyeja e një lëvizjeje që nuk ngjit është targeti i protestës, që kur vë në krahasim Ramën me Berishën. Nuk mund të dalësh të kërkosh të ndryshosh apo të zhbësh dy a tre pika, por të kërkosh edhe dorëheqjen. Një lëvizje që në ditën e parë vendos kushtet që do të arrijë dhe, në rast se këto nuk zgjidhen dhe nuk gjejnë hapësirën e tyre, atëherë shkohet te dorëheqja. Lëvizja është e gabuar. Ka një avari të madhe që në ditët e para, e cila ka bërë të çalojë gjithë mekanizmi.

Borakaj: Ata nuk janë dorëzuar.

Gonxhja: Por fitorja nuk është dorëzimi, është të arrijë diku.

Borakaj: Mendonit se do të shkonte kaq gjatë? Sot është dita e 59.

Gonxhja: Nëse qëllimi ka qenë që befas u zgjuam, na doli gjumi dhe thamë se nuk e duam më Shqipërinë kështu, një minutë. Sepse para ca muajsh ka pasur zgjedhje. Ne na peshon shumë që jemi me 83 mandate. Çdo gjë që ndodh këtu është për fajin tonë. Ne e dimë këtë gjë dhe ndërgjegjja jonë e di.

 

ME TE LEXUARAT