“Shkencëtarët që dinin të vërtetën për COVID-19 u eliminuan”, Prifti: Çfarë është projekti "DEFUSE" dhe si rashë në gjurmët e tij

Aktualitet

“Shkencëtarët që dinin të vërtetën për

TIRANË- Kardiologu i njohur Edvin Prifti, në një intervistë për gazetarin Çim Peka, iu ka qëndruar deklaratave të tij se të gjithë mjekët dhe shkencëtarët që dinin të vërtetën për Covid 19 janë eleminuar njëri pas tjetrit. Gjatë intervistës të tij të gjatë, Prifti shprehet se vetë ai ka qenë në dijeni të një projekti ‘Defuse’, të cilin pretendon se e ka parë në vitin 2020 nëpërmjet një komunikimi mes shkencëtarësh ndërkombëtarë.

Prifti rrëfen mënyrën sesi u përfshi rastësisht në një korrespondencë mes studiuesve të njohur të fushës së virologjisë dhe shpjegon pikëpamjen e tij mbi përmbajtjen e këtij dokumenti. Ai pretendon se bëhej fjalë për një projekt kërkimor që lidhej me manipulimin gjenetik të koronaviruseve dhe se publikimi i tij më vonë hapi debate ndërkombëtare mbi origjinën e pandemisë.

Këtë dua ta sqarosh pak për publikun. Çfarë ishte ky email?

Edvin Prifti: Në atë, në atë email në mënyrë shumë gjenuine, shumë naive mbase dhe të pafajshme, ai që e dërgoi dhe ai u eliminua i pari, profesor Frank Plummer ë me të cilin unë kisha bashkëpunuar në një projekt të kirurgjisë gjenetike në vitin 2003-2004 në Toronto. Ai është kanadez.

Dhe neve kishim projekti ishte mo ta mo ekskluzivisht procesi i Astrazenecës, i vaksinës Astrazeneca por që ne nuk e përdornim për këtë gjë, por e përdornim për ripopullimin e zonave të infarktuara të zemrës së njeriut me qeliza të gjalla. Dhe ky ishte personi, biologjist molekular që e bënte këtë proces dhe ne që aty kishim njohje.

Pastaj më pas në vitin 2011 ai u bë një nga shkencëtarët më të mëdhenj në botë të grupit të koronaviruseve dhe ishte drejtori i Winnipeg Laboratory në Ontario, që ishte i vetmi laborator BCL5 në Kanada. Mos harrojmë që në vitin 2003 Covidi i parë ose SARS-COV i parë ra pikërisht në Sunnybrook ku ishim, në South College, në të njëjtin spital ku unë punoja në Toronto në atë kohë.

Dhe ky ishte një njeri shumë i përgatitur për këtë gjë. Dhe kur ndodhën gjërat, kur shikoja që njerëzit në Wuhan që duke pritur autobusin binin dhe vdisnin, unë kë do pyesja? Me kuriozitetin tim problematik siç rezulton, unë i shkruaj një email profesorit në fjalë, ish kolegut tim më i vjetër se mua sigurisht, edhe një herë, dy herë, tre herë, siç duket e bezdisa me këto emailet personale dhe ai më fut në një listë emailesh. Të një grupi të ngushtë të bashkëpunëtorëve dhe të miqve të tij që ai dëshironte t’i informonte mbi të rejat e para.

Të gjithë mjekë?

Edvin Prifti: Të gjithë mjekë. Edhe është i pari i cili bëri hartën gjenetike të Covidit që e zbuloi që në janar të vitit 2020. Dhe na dërgon një projekt, projekti Defuse quhet. Unë e lexova, e kuptova që ishte problematik, dhe nuk kam bërë as kam folur publikisht, as e kam dërguar në vende të tjera me emaile apo e tjerë e tjerë. Thjesht unë isha një nga individët rastësorë.

Pra ju mësuat diçka që s’duhet ta dinit.

Edvin Prifti: Po sigurisht. Projekti Defuse ishte projekti i vitit 2016, i prodhimit të Covidit në mënyrë artificiale, ka emra, mbiemra, shkencëtarësh, organizatash, fondacionesh, institucionesh shtetërore amerikane në këtë projekt dhe ky projekt aplikohet për herë të parë në vitin 2017 në DARPA, ose ajo që është Defense Advanced Research Project Agency, që është kulmi i shkencës botërore.

Dhe DARPA nuk e aprovon me disa justifikime sepse dy drejtuesit klinikë të projektit ishin dy profesorë, profesor Ralph Baric, që ishte profesori i biologjisë molekulare në North Carolina University dhe ishte ai që kishte bërë mutacionet e koronavirusit, mutacionet e para, kishte patur 9 mini pandemi, epidemi të themi në North Carolina në veriun deri në vitin 2017 me koronavirus.

Por koronavirusi që ai kishte prodhuar nuk shpërndahej me ajër, shpërndahej vetëm me cërkla. Tani donin ta bënin me ajër. Dhe DARPA nuk e aprovon sepse personi i dytë ishte një profesoreshë kineze, Shi Zhengli, që ishte drejtoresha e Institutit të Virologjisë në Kinë. Dhe në justifikimin e DARPA-s është që neve kemi informacione që ky njeri është e lidhur me shërbimet sekrete kineze dhe nuk mundet që neve ta fusim në Fort Detrick që ishte i vetmi laborator BCL6 i sigurisë maksimale që është ushtarak.

Dhe atëherë zotërinjtë në fjalë gjetën hapësirën dhe e bënë në Ëuhan. Aty ku kishin ku kishin mundësi. Dhe sigurisht ky projekt nuk duhet të dilte. Ky projekt ishte inicimi në vitin 2024 tashmë çdo gjë që ndodh në Amerikë, në Senatin Amerikan, në shtëpinë e bardhë, sot po të hyni edhe në ëebsiten e Shtëpisë së Bardhë është Lab Leak, është virusi është i prodhuar në mënyrë artificiale.

Senati Amerikan ka dy vite e gjysëm që në prill të vitit 2024 që merret me këtë çështje, bile javës që vjen është për herë të tretë a të katërt vjen Fauci për të dëshmuar. Dhe çdo gjë bazohet, çdo dëshmi apo dëshmitar i thirrur apo çdo gjë ka, është në lidhje me projektin Defuse. Aq i rëndësishëm ishte ai që të mos të mos bëhej transparent. Dhe ai nuk u bë transparent.

Ai u bë transparent në vitin 2023 kur njëri nga këta kandidat për çmim Nobel, Charles Lieber, nga këta 9 të arrestuarit. Ai u arrestua fillimisht, ja për shembull një gjë e ngjashme, u arrestua fillimisht nga FBI në Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2020 në mos gabohem shkurt mars.

Dhe u arrestua për shkëmbim të materialeve biologjike sekrete me Kinën. Dhe më pas u dënua me evazion fiskal për 30 mijë dollarë sepse nuk u zbulua, akuza e parë nuk ishte e vërtetë. Dhe sigurisht tani është shpallur i pafajshëm, ka marrë të tëra atributet dhe mund të jetë një nga ata personat që e ka deklasifikuar këtë këtë projekt.

Tashmë ky email nuk është vetëm tek ti, tani mund ta gjesh është publik.

Edvin Prifti: Projekti Defuse në vitin 2023, unë pata disa komunikime në atë moment. Por në të vërtetë nuk, nuk dëshirova të marr pjesë më në këtë, se ishte një gjë që më kishte shkaktuar jashtëzakonisht shumë shqetësime.

Por në vitin 2023 ky projekt u botua në një makineri të kërkimit shkencor që quhet ResearchGate, ku neve jemi anëtarë dhe në ResearchGate ai u botua nga një unknoën source, pra nga një burim i panjohur. Pra, ju e kuptoni dhe vetë që kur ata që e publikojnë, e transmetojnë, duan të humbasin gjurmët, ju e kuptoni dhe vetë arsyen sepse ndodh kjo.

Kardiologu u shpreh se të gjithë ata që kishin dijeni për projektin “Defuse” janë eleminuar.

Prifti rrëfen gjithashtu për kërcënimet që pretendon se ka marrë ndaj tij dhe familjes së tij në fund të vitit 2020, për denoncimet që ka bërë në atë periudhë dhe për përballjen e mëvonshme me akuzat e ngritura ndaj tij.

Ai ngre pretendime mbi mënyrën sesi janë trajtuar kërcënimet dhe hetimet, duke e lidhur këtë me procesin ndaj tij në SPAK. Intervista sjell një rrëfim të tij mbi një periudhë të trazuar, ku ndërthuren karriera e tij ndërkombëtare, debatet mbi pandeminë dhe përplasja me drejtësinë shqiptare.

Doktor cila është lista e këtyre mjekëve që ju ranë në dorë ky email? Këtyre 14 mjekëve që nuk jetojnë më pas kësaj?

Edvin Prifti: Po janë disa prej tyre, janë dy me origjinë kineze, profesor Bing, Bim, Zhan Yu, është ai që pastaj, Botikov që ishte ideatori, një nga ideatorët e Sputnikut në Rusi, Profesor Didier, Ark Burnhart, profesor i patologjisë. Ky për shembull, sa doli nga një intervistë ku kishte deklaruar diçka reale, të vërtetë, u aksidentua. E aksidentuan. Po rasti më ekstrem ka qenë, profesor doktor Butari, një major i Pentagonit, e tjerë.

Tani që s’më vijnë emrat e tyre. Por më interesanti ishte profesor Bim nga Universiteti i Pitsburgut sepse mbasi kishin ndodhur tre-katër vdekjet e para, Frank Plummer sigurisht. Mbasi kishin ndodhur tre-katër vdekjet e para, profesor Bim i irrituar shkon te rektori i Universitetit të Pitsburgut dhe i thotë, ‘nesër në orën 10:00 lajmëro konferencë shtypi me mediat sepse unë dua të bëj publike të vërtetat mbi çfarë po ndodh.’

Ka qenë, në mos gabohem, muaji mars, prill i 2020-ës. Dhe rektori kërkon konferencë shtypi dhe atë ditë në darkë dikush i futet në shtëpinë e profesor Bimit, e ekzekuton me tre plumba në gjoks dhe pastaj ekzekutuesi u gjend i vetëvrarë brenda makinës së vet 2 km nga vendi i vrasjes së profesorit.

Dhe policia e Pitsburgut deklaroi që arsyeja është se profesor Bim ka patur një lidhje jashtëmartesore me gruan e vrasësit dhe ishte aq komike sepse të nesërmen gazetat domethënë mbas disa ditësh kur policia dha këtë version, edhe një nga profesorët e tjerë të Universitetit të Pitsburgut tha, deklaroi që ‘edhe në qoftë se kishte patur lidhje jashtëmartesore me gruan time, do prisja deri të nesërmen sa të dëgjoja sekretet dhe pastaj ta vrisja.’ Domethënë një ë, implikim përtej përtej çdo çdo norme dhe konspiracioni.

Ju po thoni, ata që kanë reaguar pas këtij emaili nuk jetojnë më? Ata që e kanë lexuar?

Edvin Prifti: Jo, të gjithë këtë, sepse ai emaili shkoi në 22 veta, dërguesi ishte i 23-ti. Unë nuk besoj që ata e kanë bërë forward gjëkundi, sepse ngjarjet u zhvilluan shumë shpejt. Kështu që si ata që e kanë lexuar, si ata që, domethënë të gjithë ata që e morën këtë informacion, patën pasoja.

Po me dërguesin çfarë ndodhi?

Edvin Prifti: Ai u ekzekutua i pari.

Dërguesi.

Edvin Prifti: Frank Plummer, u gjend i vdekur në një dhomë hoteli në Nairobi në shkurt të vitit 2020. Ai ishte i pari.

Ju vetë jeni ndjerë i kërcënuar gjatë kësaj kohe përveç asaj çfarë bëri SPAK-u?

Edvin Prifti: Po. Po.

Në çfarë forme?

Edvin Prifti: Po unë në fund të vitit 2020, u disa njerëz të cilët më kërcënonin me familjen, mua,  dhe unë atë kohë u shqetësova edhe i lajmërova. I shqetësuar telefonova atë që sot është ministër i Drejtësisë, ishte zëvendësministër i Brendshëm, komandantin e policisë, komandantin e Gardës, të gjithë. Të gjithë më thoshin ‘shko denoncoje’. Dhe unë shkova dhe e denoncova. Për hir të vërtetës u treguan korrekt në atë kohë. Për hir të vërtetës më vunë, domethënë, më thanë që edhe fëmijët do t’i vëmë në mbrojtje. Mbas denoncimit nisi një proces, por procesi tregoi që personat që ishin futur, që më kërcënonin mua me jetë, me se vajzat e mia e të tjerë e të tjerë, ishin persona të cilët kishin hapur çështjen në SPAK. Edhe këta persona, edhe këta persona kur unë i kam pyetur, ‘Po si ka mundësi juve toleroni kërcënime të tilla?’ Edhe prokurori tha, ‘Po ka qenë i irrituar,’ edhe e ka thënë.

Po kërcënuesit tashmë i njihni?

Edvin Prifti: Absolutisht që atëherë i njihja, me emra e me mbiemra.

Janë këta që kanë bërë akuzat ndaj jush në SPAK?

Edvin Prifti: Janë ata që i kanë bërë akuzat. Dhe që SPAK-u i vendosi në përgjim, dhe të dëgjosh konversacionet që janë bërë transkriptet, janë nga më të papranueshmet nga pikëpamja njerëzore, nga mënyrat si flasin, nga sharjet, nga gjërat, njerëz me precedentë penalë.

Dhe ndaj tyre ka masë apo ka hetime të tjera?

Edvin Prifti: Nuk ka asnjë hetim ndaj tyre.

Edhe pse jeni kërcënuar?

Edvin Prifti: Absolutisht. Ja pra ju thashë, kur unë ua kam treguar që me mesazhe kërcënimet, më tha, kanë qenë të irrituar prandaj e kanë thënë.

ME TE LEXUARAT